SHPËRNDAJE

Këngëtarja Gjyste Vulaj është një nga personazhet që është komentuar shumë në showbizin shqiptar.

Gjyste ka thënë se pjesën e muzikës së valles së Rugovës që ka përdorur Rita në këngën e saj ‘Black Widow’ është një e krijuar dhe punuar nga bashkëshorti i saj Sokol Vula dhe këngëtarja e famshme e ka përdorur pa leje.

Rudina e ka pyetur nëse ka kontaktuar me Ritën për të kërkuar të drejtat e autorit, por ajo e ka mohuar duke u shprehur se ata e kanë lënë me aq dhe se në fakt këtë gjë nuk duhet ta kishte thënë në emision live. Gjyste Vulaj shtoi në fund se pavarësisht kësaj është e lumtur për Rita Orën, pasi na ka bërë krenarë.