Haradinaj-Stublla reagon ndaj peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri: Përbënë rrezik për rikthimin e Listës Serbe – Telegrafi

0
40

Qytetarët serb në veri të Mitrovicës dhe në Leposaviq kanë nisur nënshkrimin e peticionit për shkarkimin e kryetarëve të komunave.

Në grumbullin e qytetarëve janë parë edhe ish-krerët e Listës Serbe dhe ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut nga kjo parti.

E lidhur me këtë proces ka reaguar ish-ministrja e MPJ-së, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ajo ka thënë se Rakiç & Simiç tek ‘udhëheqin’ serbët vendas sot për të nënshkruar një peticion për largimin e një kryetari të zgjedhur ligjërisht, Erden Atiq, ofron një parashikim të pa mjegulluar.

“Rietablimi i organizatës kriminale Lista serbe në komunat veriore pas gjithë tmerrit që ndodhi vitin e kaluar – do të jetë fatale për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Postimi i plotë:

Pasojë e qartë e mos përcaktimit të Listës serbe si organizatë terroriste nga institucionet tona do të jetë rikthimi i saj në pushtet në komunat veriore të Kosovës.

Rakiç & Simiç tek ‘udhëheqin’ serbët vendas sot për të nënshkruar një peticion për largimin e një kryetari të zgjedhur ligjërisht Atiq, ofron një parashikim të pa mjegulluar.

Pra, sulmi në maj 2023 ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës, gazetarëve dhe gjithashtu agresioni i tmerrshëm terrorist në Banjskë i organizuar dhe ekzekutuar nga Radojçiqi i Listës serbe (nën drejtimin e Vuçiqit) që la të vrarë heroin Afrim Bunjaku – të gjitha duhet ‘të harrohen dhe heshtën.’

Mos të harrojmë që Ura e Ibrit ende nuk bashkon por ndanë, dhe Asociacioni po na pret në pragun e shtëpisë. Rietablimi i organizatës kriminale Lista serbe në komunat veriore pas gjithë tmerrit që ndodhi vitin e kaluar – do të jetë fatale për Kosovën. /Telegrafi/