SHPËRNDAJE

Taulant Seferi, pas fitores në miqësoren kundër Bjellorusisë (3-2), në dhomat e zhveshjes është fotografuar me një maicë në të cilën shkruhej “Kumanova është Shqipëri”.

“Kumanova eshte Shqiperi. Shum i lumtur me fitoren dhe me Asistin. Ju faleminderit per gjitha mesazhet e bukura , krenar me ket fanell kaq te bukur”, është postimi i Seferit.

Dhe, ky postim i tij në facebook është bërë temë kryesore në disa media maqedonase.

“Provokim i rëndë nga ish reprezentuesi i Maqedonisë: Kumanova është Shqipëri!”, është titulli i portalit sportclub.mk.

Më tej në artikullin e këtij portali thuhet se Seferi në miqësoren kundër Bjellorusisë ka pozuar me maicën “Kumanova është Shqipëri”.
Ndërsa portali tjetër “Sport1.mk” del me titull: “Ishte debutues më i ri për Maqedoninë, dhe vesh maicë me mbishkrim: “Kumanova është Shqipëri”. Ky portal me ironi shkruan se nuk pret nga “kokat e mençura” të FFM-së ndonjë reagim.