SHPËRNDAJE

Shoqata Vizioni për zhvillim dhe kooperim dje në Preshevë pritën në takim Agjencionin turkë për Bashkëpunim dhe Zhvillim TIKA.

Pas takimeve që kanë pasur më herët me Agjencionin turkë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Tika-n në Beograd si shoqat ata kanë arritur që të fitojnë një projekt që ka të bëjë me kurs të rrobaqepsisë.

Kordinatorja e TIKA-s znj.Cagle Gultekin Tosba së bashku me Kordinatorin e projektit Shefki Sh Jonuzi dje vizituan për së afërmi hapsirën e objektit ku do të implementohet projekti i kursit të rrobaqepsisë “ Për një grua më të avansuar”.

Sapo të përfundojnë përgaditjet teknike në javët e ardhshme ku si shoqatë ata do të shpallin konkurs publik për pranimin e kursanteve të reja.
Ata falënderuan Republikën e Turqisë dhe Tika-n që pas më shumë se një dekade rikthehet me një projekt të rëndësishëm në Komunen e Preshevës , projket i cili do të kontriboj në formimin e kuadrave të reja që në të ardhëmën mund të jenë promotor të zhvillmit ekonomik të vendit tonë.