SHPËRNDAJE

Arrat kanë dy hemisfera, një mburojë si një kafkë dhe nyje plot.Një arrë e zakonshme ngjan jashtëzakonisht me trurin në shumë nivele. Dhe truri i njeriut është ai që përfiton më shumë nga arrat.

 

 

Pjesa e brendshme e karotës i ngjan syrit të njeriut deri në perfeksion. Po ta shohësh nga larg mund të dallosh edhe formën komplekse të irisit.

Mos vallë natyra po përpiqet të na thotë diçka? Karotat janë tejet të pasura me beta karoten që luftojnë kataraktin e syrit dhe degjenerimin e shikimit si pasojë e moshës (një simptomë që prek 25% e njerëzve mbi moshën 65 vjeçare).

 

 

Degët me rrush të kujtojnë kapilarët dhe flluskat e vogla që gjenden në bronket e që njihen ndryshe si qeset e mushkërive të cilat ndihmojnë kalimin e oksigjenit nga mushkëritë në gjak.

Rrushi njihet për aftësitë e tij në uljen e rrezikut të kancerit të mushkërive dhe përbërësit që gjenden në farat e rrushit minimizojnë rrezikun e asmës së shkaktuar nga alergjitë.

Domatet janë një burim i pasur i likopenit që parandalon sëmundjet koronare dhe që neutralizon efektet e dëmshme të kolesterolit të keq.Për më tepër, domatet janë të pasura me folat që ndihmojnë prodhimin e qelizave të kuqe që përcjellin oksigjenin, të njëjtat qeliza që kalojnë përmes zemrës nëpër të gjithë trupin.

Selinoja trung-gjatë ngjan me kockat dhe padyshim u bën mirë atyre. Selinoja ka aftësi t’u japë kockave shumë forcë.Selinoja është burim i pasur silikoni që është pjesë e strukturës molekulare për të cilën kockat kanë nevojë që të jenë të forta.

Një tjetër rastësi e çuditshme është që kockat kanë 23% sodium dhe selinoja ka po aq. Nëse ju mungon sodiumi në ushqimin tuaj, atëherë trupi e merr nga kockat duke i dobësuar ato. Bimë të tilla plotësojnë nevojat e kockave dhe të trupit.