SHPËRNDAJE

 Matevski ka lindur në Stamboll në vitin 1929, fëmijërinë e ka kaluar në Gostivar, kurse ka studiuar në Beograd dhe Shkup, ku dhe ka mbaruar Fakultetin Filozofik. Poeti i njohur është autor i shumë veprave poetikë ku disa prej tyre janë “Rrethi”, “Bliri”, “Lindja e tragjedisë”, “Largësia”, “Kulla e zezë”, “Ikja e xixëllonjës”.

Ndërsa presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në vitin 2013 e kishte dekoruar akademikun me origjinë shqiptarë Mateja Matevski për veprën e tij jetësore dhe kontributin e dhënë në letërsi, shkencë dhe afrimin e popujve të Ballkanit.

Akademiku Matevski gjithashtu ka qenë edhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) në periudhën 2001- 2004, drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Maqedonisë, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Maqedoni, si dhe i njohur me shumë çmime të fituara në nivel vendor dhe ndërkombëtar.