SHPËRNDAJE

Hitleri është cilësuar si diktatori më i madh i të gjitha kohërave. Krimineli nazist numër 1 në botë. Sundoi në Gjermani për 17 vite. Në këtë kohë u vranë 12 milionë gjermanë dhe u masakruan 6 milionë hebrenj. Ideator dhe zbatues i Holokaustit, dhe shkaktar i Luftës së Dytë Botërore.

Në pesë vite që Hitleri nisi Luftën e Dytë Botërore u vranë dhe u masakruan mesatarisht 11 mijë persona në çdo ditë. 6 milionë hebrenj, 6 milionë civilë sllavë, 4 milionë robër lufte, 1.5 milionë dezertorë politikë, 800 mijë romë, 300 mijë njerëz me handikap, 250 mijë homoseksualë, 2 mijë dëshmitarë të Jehovait.

10 ditë para vdekjes, gjeneralët e këshilluan të largohej nga Berlini. Ishte 20 prilli i vitit 1945, kjo datë përkonte me ditëlindjen e pesëdhjetë e gjashtë të tij. Po në këtë datë, në burgun e të dënuarve me punë të detyrueshme, Poletceneze, u ekzekutuan 27 veta. I mundur tërësisht nga ushtria e forcave aleate, pasi Berlini dhe kuartieri i përgjithshëm i Hitlerit u rrethua, ai u detyrua të vrasë veten në Berlin më 30 prill të vitit 1945.