SHPËRNDAJE

Gazeta franceze L’Equipe ka shkruar se sonte vonë është arritur marrëveshje për mesfushorin ofansive të Lyonit
Kjo gazetë ka shkruar se Fekir nesër pritet që të udhëtojë për në Liverpool ku do ti kryen testet mjekësore në Melwood.

Raportohet se shuma që do ta paguaj Liverpool është 60 milionë funte për Fekirin (afër 70 milionë euro) dhe ai do të jetë nënshkrimi i fundit i tyre në mesfushë për këtë sezon.

Lyon janë gati ta shesin 24 vjeçarin për këtë çmim dhe duket se e kanë fituar garën para Bayernit dhe Atletico Madridit.

Edhe Fekir thuhet se e ka dëshiruar vet transferimin në Anfield, të cilën gjë e ka thënë agjenti i tij Jean-Pierre Bernes.

Megjithatë, presidenti i Lyon sot tha pasdite se për Fekir nuk do të vendoset deri pas Botërorit!