SHPËRNDAJE

Në aksident trafiku e cila ka ndodhë në fshatin Tërrnavë, komuna e Preshevës është lënduar një fëmijë pesë vjeçar.
Sipas drejtorisë së policisë në Vranjë deri tek aksidenti ka ardh kur vetura tip “Zastava 10” me targa VR ka pasë kontakt me fëmiun 5 vjeçar i cili po ecte rrugës.
Pas kontaktit me veturën, fëmiu është lënduar rëndë, ku është dërguar në spitalin e Vranjës dhe pas dhënies së ndihmës është dërguar në spitalin e Nishit, përcjell presheva.com.
Policia njofton, transmeton presheva.com se kundër shoferit (52) të Zastava 10 do të ngritet vepër penale.(presheva.com)