SHPËRNDAJE

“Me qenë burrë e kisha kry ndryshe me të”, ka qenë përgjigja e kryeministrit të Kosovës kur është pyetur për incidentin e djeshëm me gruan në Prizren.

Kryeministri është treguar i ashpër duke matur forcën e shtetit në largimin e asaj gruaje nga foltorja, ku po shënohej përvjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Është e papranueshme një i paftuar me u paraqit në foltore, atëherë dikush duhet me largu, ja policia ja unë. Në prezencë timen nuk mundet me nëpërkëmbë askush shtetin. Ata që është dashur të reagojnë, nuk kanë qenë në nivel të detyrës”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.

Haradinaj: Për dialogun duhen të jenë të gjithë bashkë

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit Ministror për Integrime Evropiane, tha se po i kryejnë punët si institucione për liberalizimin e vizave.

Ndërsa ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha theksoi se është e rëndësishme që të ketë rezultate konkrete në zbatimin e kritereve të ERA-s. Ajo ka përmendur disa të arritura në këtë proces, duke thënë se tashmë është miratuar projekt-kodi penal, Ligji  për Arsimin e Lartë,  i cili do të miratohet deri në fund të qershorit, si dhe nënshkrimi i tri nënprotokolleve me Maqedoninë.

Ajo tha se të gjitha institucionet janë të përkushtuar në procesin e integrimeve evropiane.

Rreth tërheqjes së platformës nga Kuvendi, Haradinaj tha se kjo nuk ka të të bëjë me platformë por ka të bëjë me delegacion kush i prinë e kush jo, se letrat nuk po  i lexon askush.

Haradinaj tha se duhet të ketë një bashkim ku duhet të jenë të gjithë aty , presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, kryetarët e partive. Ai tha se ata që e kanë kritikur platformën nuk e kanë pasur hallin tek platforma.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha po mbajnë konferencë për media.

Konferenca po mbahet pas takimit të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku u diskutua për zbatimin e agjendës për reforma evropiane.