SHPËRNDAJE

Futbollistët shiptarë ndër vite kanë treguar se e adhurojnë këtë sport dhe talentin nuk ju mungon.

Tashmë pothuajse në të gjitha kampionatet e botës përfshihet ndonjë futbollist me origjinë shqiptare sidomos në Europë.

Kujtojmë që tregu zvicerian i futbollit është i “pushtuar” nga futbollistë shqiptarë, ku edhe në kombëtaren Zviceriane luajnë plotë gjashtë shqiptarë por jo vetëm pasi edhe klubet zviceriane kanë në përbërjen e tyre lojtarë shqiptarë.

Së fundmi edhe ekipi i Grasshopper ka marrë një talent shqiptarë më shumë në ekipin e tyre.

Në një bisedë me presheva.com, Drilon Ahmeti 9 vjeqar nga Presheva tregon ëndrrat e tij që synon të arrij majat tek ky ekip.

Edhe pse 9 vjeçar, Driloni ka vertetuar se sa vlen në futboll tek akademia e Xherdan Shaqirit – Priosoccer Academy , dhe nga aty ka rënë në sytë e njërës ndër akademitë më të famshme në Zvicër, Grasshopper.

Ahmeti me aftësit e tij në futboll ka befasur edhe teknikun Stefan Kohler dhe tashmë ai është në gjurmët e Alban Pnishit, Gjelbrim Taipit, Bujar Likës dhe Albion Avdijajt, shqiptarëve të cilët luajnë në ekipin e parë të Grasshopper.

Ahmeti është një mesfushor i avancuar, derisa driblimet dhe shpejtesia e jashtezakonshme janë karakteristikë e tij. Paraqitjet e shkelqyera te Klubi FC Weifelden dhe Treningen e jashtezakonshme te Akademin Priosoccer kishin zgjuar kurreshtjen e disa shkollave për ta patur në rradhët e tyre, por në fund zgjodhi ti bashkohet Grasshopper-i.

Driloni filloi qysh ne moshen 4 Vjeqare te luaj futboll.(presheva.com)