SHPËRNDAJE

Fondi i përgjithshëm, në krahasim me Botërorin para katër vite, është zmadhuar për 40 për qind dhe në përgjithësi do të ndahen 668 mln euro, nga të cilët janë 338 mln euro si shpërblim. Përpos kampionit, të hollat nga FIFA do të fitojnë edhe kombëtaret e tjera pjesëmarrëse.

Kampioni i “Rusia 2018” do të fitojë 32.1 mln euro, ajo në vendin e dytë 23.6 mln euro, ndërsa kombëtarja në vendin e tretë do të arkëtojë 20.7 mln euro dhe ajo e vendit të katërt do të fitojë 18.6 mln euro. Rreth 13.5 mln euro janë të rezervuara për kombëtaret që do të renditen nga pozita e 5 e deri te 8-ta, ndërsa ato nga vendi i 9-të e deri te vendi i 16, do të arëktojnë nga 10.1 mln euro. Ndërkohë FIFA do të ndajë për gjithë kombëtaret që marrin pjesë në garat në grupe nga 6.7 mln euro.