SHPËRNDAJE

Julen Lopetegui Argote është një ish futbollist spanjoll që ka luajtur si portier dhe për momentin është trajner i Kombëtares se Spanjës. Ai pritet që të jetë trajner i Real Madridit pas përfundimit të Botërorit në Rusi

Lopetegui ka luajtur 149 ndeshje në La Liga për 11 sezone, por është treguar i suksesshëm.

Lopetegui ka filluar punën si trajner më 2003 dhe ka kaluar disa vite në drejtim të nivelit te të rinjve në Spanjë. Ai ka qenë trajner i U-19 dhe U-21 të skuadrës spanjolle.

Julen ka lindur në Asteasu, Gipuzkoa, derisa karrierën e parë si futbollist e fillojë në klubin lokal Real Sociedad, ku luante bashkë me legjendarin Luis Arconada. Më 1985, ai pranoi një ofertë nga Real Madridi për t’u futur në skuadrën B si portier.

Kaloi një sezon të huazuar në Las Palmas dhe mandej u rikthye, por kurrë nuk mundi ta zë vendin e veteranit, portierit Francisco Buky, ku ishte paraqitur vetëm njëherë në La Liga gjatë dy sezonëve, në barazimin 3-3 të Atletic Madrid dhe Real. Mandej nënshkroi me CD Logrones, ku ishte një lojtar modës dhe arriti që ta dërgojë lart këtë skuadër në divizione të ulëta.

Paraqitja më e mirë e Lopetegui ishte në Logrones ku kishte arritur që të luaj edhe për Spanjën, derisa kishte zëvendësuar Andoni Zubizarretan për 30 minuta në miqësoren që Spanja e humbi kundër Kroacisë në Valencia më 23 mars 1994. Ai ishte marrë edhe në skuadrën e Spanjës për në Botërorin e këtij viti.

Kur Zubizarreta shkoi në Valencia, Lopetegui ju bashkua FC Barcelonës – por e kishte humbur statusin e zgjedhjes së parë. Katalunasit blenë portierin e Portos Vitor Baia që ishte zgjedhje e parë dhe kështu ai vendosi që të kthehet përsëri në Madrid te Rayo Vallecano ku ishte në formacion kryesor për pesë sezone (edhe pse duhet të themi se kishte vetëm 36 paraqitje në ligë nga 1999-2002 me Rayon, e cila vazhdonte të ishte në La Liga.

Nga viti 2003, Lipetegui ishte asistent i trajnerit të Spanjës Juan Santisteban për U-17. Pas një turneu në Europë, ai kalojë si trajner në Rayo, në të cilën kohë klubi ishte në Ligën e Dytë por ishte shkarkuar pas 10 ndeshjeve në sezonin 2003-04, ku Rayo ra në ligën e tretë. Pas kësaj ka punuar komentator në LaSext për Botërorin 2006 derisa u kthye në trajnim në të njëjtin vit në Real Madrid Castilla.

Nga viti 2010 -2014, Lepotegui ka punuar me grupmoshat e reja të skuadrave spanjolle, duke fituar Europianin e U19 më 2012 dhe më U21 më 2013. Ai u largua nga trajnimi i shpresave më 30 prill 2014 kur i skadoi kontrata.

Lopetegui i kthye përsëri me detyra në klub më 6 maj ku u emërua trajnre i FC Portos. Ai nënshkroi shtatë lojtarë spanjoll për një verë në këtë klub.

Në sezonin e parë në “Estadio do Dragao”, me buxhetin më të madh të klubit, Lopetegui dërgojë ata në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku ata u mposhtë 6-1 kundër AEK Athens dhe kundër FC Bayern Munichut. Ai dështoi që ta fitojë me këtë skuadër ndonjë trofe por kontributi i tij u vlerësua lart nga klubi i Portigalisë.

Më 8 janar 2016, pasi kishte humbur 1-3 në shtëpi kundër C.S. Maritimo dhe kur Porto ishte eliminuar tashmë në Ligën e Kampionëve dhe ai rënditej i treti, Lopetegui shkarkohet nga ky klub.

Më 21 korrik 2016, pasi ishte ndërlidhur për të qenë trajner i Wolverhampton Wanderers, e cila kishte pronar të ri, ai pranon të jetë trajner i Spanjës pasi që Vicente del Bosque ishte pensionuar. Në ndeshjen e tij të parë, më 1 shtator, ai fitoi më rezultat 2-0 kundër Belgjikës në King Baudouin Stadium.

Sot, më 12 qershor 2018 ai u lajmërua si trajner i skuadrës më të madhe në botë, Real Madrid.