SHPËRNDAJE

Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë i përbërë nga ministrat e shëndetësisë, ekonomisë dhe financave, i udhëhequr nga zv. kryeministri, Koço Angjushev, realizuan takim në Frankfurt me ekip mjekësh dhe profesorë nga Klinika Universitare Johann Wolfgang Goethe.

Ministrat dhe profesorët nga Klinika kanë biseduar rreth mundësive të thellimit të bashkëpunimit, posaçërisht në sferën e kirurgjisë kardiake dhe kardiologjisë.

Pacientet nga Republika e Maqedonisë për intervenime më të ndërlikuara dërgohen jashtë, ministri i shëndetësisë, Filipçe, theksoi se në këtë mënyrë edhe pacientet pa nevojë mundohen, kurse në anën tjetër mjekët nuk mësojnë teknika të reja dhe moderne në sferën e kardiologjisë.