SHPËRNDAJE

 

Disa aplikacione dhe harta do të sigurojnë një lidhje të besueshme falas Wi-Fi për ju pa marrë parasysh se ku shkoni.Ajo që gjen në një aplikacion mund të mos jetë aq e mirë sa ajo që gjen në një tjetër, prandaj provoni lloje të ndryshme dhe zgjidhni atë që punon më mirë për vendndodhjen e dëshiruar.

Instabridge (Android, iOS): I thjeshtë, intuitiv, dhe zgjedhja e parë për evropianët. Instabridge është relativisht e ri në këtë fushë, por tashmë ka fituar reputacionin e të qenit i besueshëm për gjetjen e rrjeteve në qytetet evropiane. Aplikacioni celular gjithashtu lidhet automatikisht me rrjetin kur është në dispozicion, duke ju shpëtuar nga shqetësimi I gjetjes së një vendi.

Aplikacioni mund t’ju japë njoftime për të gjitha llojet e ngjarjeve, si kur lidheni me një Wi-Fi ose kur nuk funksionon.Instabridge zgjidh një nga problemet më të mëdha të këtyre aplikacioneve duke ofruar një Modë Jashtë-Linje. Mund të shkarkoni harta të vendeve dhe fjalëkalimeve në të gjithë botën jashtë linje, ose një rajon të caktuar si Azia Juglindore, Evropa Perëndimore, Australia dhe Zelanda e Re, etj. Mos harroni të jeni të kujdesshëm dhe të përdorni Wi-Fi publike të  sigurt.

WiFox (Ueb , Android, iOS): Wi-Fi pa limit në çdo aeroport në botë.

Aeroportet zakonisht kufizojnë sasinë e kohës që një udhëtar ka për të aksesuar  Wi-Fif alas. Kur  keni një pushim të gjatë ose një fluturim të vonuar, ky kufizim mund të jetë jashtëzakonisht i bezdisshëm.

Por për dy dollarë, WiFox do t’ju lidhë me aksesine pakufizuar Wi-Fi në sallat e aeroportit.

Ja se si funksionon. Komuniteti në WiFox, i nisur nga blogeri i udhëtimit Fox Nomad, vazhdon të ndajë emrat dhe fjalëkalimet e Wi-Fi në aeroporte.

Me këtë listë të përditësuar rregullisht, mund të hyni në rrjetin Wi-Fi të sallës  pa paguar. Para se të shkoni në një udhëtim të gjatë tjetër, merrni këtë aplikacion. Ose në qoftë se ju nuk dëshironi të paguani, përdorni vetëm hartën.

Avast Wi-Fi Finder (Android, iOS): Siguria për Wi-Fi publike.

Kur lidheni me rrjete publike Wi-Fi, ju ekspozoni veten tuaj ndaj një rreziku. Përveç kërcënimit të viruseve, edhe hakerat e përdorin atë për të vjedhur identitetin tuaj. Pra, Avast, një nga zhvilluesit kryesorë antivirus, krijoi një gjetës Wi-Fi me fokus në siguri.

Avast Wi-Fi Finder ju tregon pikat e internetit që janë tashmë në dispozicion, si dhe të tjerët përreth.

Para se të lidheni me ndonjë Wi-Fi të hapur, Avast do të ofrojë një kontroll sigurie në atë rrjet për të kuptuar nëse është i sigurt ose jo. Ky është një hap i vogël, por i rëndësishëm, të cilin nuk e ofrohet asnjë gjetës tjetër i Wi-Fi.

Përveç kësaj, Avast ka shumicën e karakteristikave që do të gjeni në Instabridge. Sipas dëshmive, është gjithashtu midis disa aplikacioneve që punojnë më mirë në Evropë dhe Amerikë. Gjithashtu mund të kontrolloni shpejtësinë e një hotspoti para se të lidheni me të.

Places to Work (Ueb): Kafenetë nuk janë opsioni juaj i vetëm.

Places To Work ka një listë shumë më të mirë të të gjitha opsioneveJepni akses në GPS-in tuaj ose kërkoni në hartë veten për të gjetur një listë të vendeve të afërta ku mund të punoni. Në fakt, Places To Work është i shkëlqyer për të gjetur hapësira pune.