SHPËRNDAJE

Klubi Futbollistik “Lugina” ju njofton për organizimin e manifestimit të parë për nder të bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë, me moton:
“Të luajmë së bashku me bashkëatdhetarët”
#tagbashkëatdhetarëve
Klubi Futbollistik “Lugina” ftonë të gjithë mërgatën që janë në pushime në vendlindje dhe të gjithë dashamirët e sportit dhe të futbollit në veçanti t’i bashkohen ketij manifestimi, të parit të këtij lloji, për ta bërë dhe më të bukur dhe kreativ pushimin tuaj.

Klubi Futbollistik “Lugina” ju njofton se manifestimi do të jetë i ndarë në disa pjesë, dhe atë si vijon:

1. Pjesë e rëndësishme e programit janë fëmijët. Klubi do të organizojë lojëra me fëmijë për gjenerata të ndryshme, me qëllim njohës në mes vete dhe me karakter zbavites.

2. Do të zhvillohet një ndeshje mes Klubit “Lugina” dhe futbollistëve aktiv dhe jo aktiv që gjenden në mërgatë.

3. Pjesë e programit manifestiv, ndër të tjera, do të jetë edhe njohja me zhvillmin e Shkollës së Futbollit “Lugina”, arritjet dhe zhvillimin e ngritjes nivelit të ekipit të parë.

Qëllim tjetër i rëndesishëm i organizimit të programit manifestiv do jetë edhe një tryezë e rrumbullakët bashkëbisedimi mes të pranishmëve dhe kryesisë së Klubit “Lugina”, për ura bashkpunimi në të mirë të zhvillimit të sportit në nivel sa më të lartë dhe sa më profesionistë.

Duke ju uruar mirëseardhje me dat 29.07.2018 ditë e Diel ora 17:00

Me respekt,

Kryesia e Klubit Futbollistik “Lugina”