SHPËRNDAJE

Publicisti dhe njohësi i çështjeve politike, Nijazi Muhamedi, ka thënë se emri i ri i Maqedonisë është i pranueshëm të për të gjithë popullatën, përfshirë këtu edhe shqiptarët.

“Emri i ri është i pranueshëm edhe për shqiptarët, edhe për të gjithë popullatat e tjera që jetojnë aty, sepse nuk përmban ndonjë referencë që e specifikon etnikisht me ndonjërën popullate. Maqedonia edhe ashtu gjatë historisë është nënkuptuar si territor gjeografik ,e jo si territor etnik. Mendojmë se është një zgjidhje korrekte e këtij kontesti gati 27 vjeçar ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë dukë ditur faktin se janë bërë edhe përpjekje thuaja nga të dyja palët që zgjidhjes t`i japin ndonjë drejtim për interesa të tjera pak gjeopolitike të tyre”, ka thënë ai.

Për me tepër, ai mendon se shqiptarët do ta votojnë emrin e ri edhe në parlament, edhe në referendum.

Ndërsa, sa i përket vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili ka refuzuar që të bëjë nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Muhamedi ka thënë se një gjë e tillë është parashikuar.

“Kundërshtimin e kësaj zgjidhjeje e kanë parashikuar edhe palët negociuese, edhe faktori ndërkombëtar qe ka lehtësuar dhe mbështetur këtë negocim dhe aty thuhet se “presidenti Ivanov me veprimet që mund të ndërmarrë, mund vetëm ta shtyje për më vonë një kohë nënshkrimin, por nuk ka mundësi ta pengoje” dhe janë parashikuar edhe procedime përkatëse si do veprojnë në situata hipotetike që mund të qesin pengime teknike e të tjera për të penguar zbatimin e saj”, ka përfunduar Muhamedi.