SHPËRNDAJE

Alternativa për ndryshim në Preshevë ka publikuar një komunikatë për media, transmeton presheva.com, ku janë publikuar dokumente që kanë të bëjnë me doktoraturën e ish kryetarit të komunës dhe kryetarin e PDSH, Ragmi Musfata.

Lexoni më poshtë komunikatën e plotë të APN-së:

Komunikatë

Insinuatat e kryetarit të PDSH-së Ragmi Mustafa si dhe klasës së tij të ligjëruara në të ashtuquajturën Konferencë për Media për kinse korrupsion tregojn një demagogji shembullore për të justifikuar dhe mbuluar implikimet e tij në afera korruptive në pushtetin e tij 12 vjeçar.

Prodhuesi historik i zhgënjimit në Luginën e Preshevës së bashku me partnerin e tij nga moçalet zhytëse të stërvjetëruarve janë shpërdoruesit dhe abuzuesit më të mëdhenj në historikun e tri dekadave të fundit. Politika e kusarëve e ushtruar në Komunën e Preshevës ka një dinamik të qartë në kurriz të vlerave njerëzore, mirëqenies sociale për përfitime individuale dhe klanore në rrugët e pandershme të parasë.
Cilësia morale dhe parimet politike të Ragmi Mustafës janë ato që tani më të gjithë i dijmë, ai thotë se NUK ka banesa në Prishtinë dhe ai thotë se KA banesa në Prishtinë. Aq të natyrshme janë kontradiktat për të!

Më poshtë sjellim dokumentacionin ku faktizohet se buxheti i Komunës së Preshevës ishte njëkohësisht edhe buxheti pronësor i Ragmi Mustafës në pushtetin e tij destruktiv dekadorë.
Punimet “shkencore” të Doktoraturës së Ragmi Mustafës janë të paguara me buxhetin e Komunës së Preshevës. Më 11 mars të vitit 2013 Ragmi Mustafa së bashku me të punësuarin dhe njëherit kusheririn e tij B.Mustafa për katër ditë me rradhë kishin vizituar qytetin e Kievit në Ukrainë, kështu që doktorri Mustafa të arrijë edhe një punim “shkencorë” që nevojitej për të doktoruar. Në faturat e dorëzuara në Komunën e Preshevës ish-kryetari Ragmi Mustafa kishte deklaruar këtë udhëtim si vizitë zyrtare në “Konferencë në Kiev të Ukrainës ndërregjionale, integrimet europiane, roli i Komunave” (shiko Dokumentin 1).

Ky manipulim i shërbeu Ragmi Mustafës që në kurrizin e qytarëve të Komunës së Preshevës të pasurohej me 870 Euro (Shiko Dokumentin 2), i paetur dhe pangopur ishte deklaruar të “kapë” jo vetëm harxhimet e rrugëtimit por edhe mëditjet nga 60 dollarë amerikanë për çdo ditë. Dhe kjo nuk mbaroi me kaq!
Në Dokumentin 3, Ragmi Mustafa kishte parë të rrugës që po këto harxhime të kusheririt të tij të deklarohen me një shumë prej 887 Euro të arsyetuara si “Udhëtime zyrtare me Kryetarin”. Edhe për të nuk duhej të mungonin mëditjet nga 60 dollarë për ditë (shiko Dokumentin 4).

Si në rastet tjera Ragmi Mustafa në biografinë e tij zyrtare të publikuar në internet kishte rënditur punimet e tija “shkencore” (shiko Dokumentin 5) dhe më datë 11 mars 2013 kishte deklaruar se ka vizituar tani më “Konferencën shkencore ndërkombëtare” në Kirovogradë (afër Kievit) të Ukrainës ku kishte dorëzuar punimin e tij “shkencorë” për të i plotësuar kushtet për një titull Dr.Sc. Ragmi Mustafa.

Një punim mediokër shkencorë i Ragmi Mustafësi ka kushtuar në rastin e lartëpërmendur Komunës së Preshevës mbi 1700 Euro. Në ditët vijuese do të publikohen dokumentacione të tjera ku faktizohet më tej feudalizmi ekonomik dhe politik i Ragmi Mustafës si dhe përvojat korruptive të ushtruara në sundimin e tij 12 vjeçarë.

Preshevë, 14 qershor 2018

Këshilli për Informim i APN-së