SHPËRNDAJE

Haliti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale të sulmit ndaj deputetit nga radhët e LDK- së, Arben Gashi.
Lajmin e konfirmoi zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha. Lidhur me këtë ngjarje, më 29 maj të këtij viti ka dhënë deklaratë në Polici edhe Arben Gashi, në cilësinë e të dëmtuarit.
Ndërkaq, për këtë rast deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj po dyshohet për veprën penale të kanosjes.