SHPËRNDAJE

Duke ju referuar njoftimit të fundit të faqes zyrtare të ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, prej muajit shtator të këtij viti para dyerve të kësaj ambasade nuk do të ketë më radhë të gjata të qytetarëve që aplikojnë për viza shengen.
Të gjithë të interesuarit të cilët aplikojnë për vizë online (shengen), në shtetet: Zvicër, Liechtenstein, Austri, Francë dhe në shtetet e Benelux-it, prej muajit shtator të këtij viti dokumentet e tyre do t’i dorëzojnë në agjensionin “TLS contact” i cili kryen këtë shërbim tash e sa vite edhe për Britaninë e Madhe. [FOTO]