Pasojat e emigracionit! Psikologët tregojnë dramat që po krijohen në familjen shqiptare

0
39

Vendi ynë ka mbi 30 vjet, që provon emigracionin. Fenomeni është intensifikuar vitet e fundit, ku burra largohen nga Shqipëria, duke lënë pas fëmijët dhe gruan, që duhet të bëjë gjithçka vetë.

Por si ndikon emigracioni në vatrën e familjes shqiptare?

 “Gruaja mbetet vetëm me fëmijët e ndonjëherë me vjehrrin e vjehrrën. Duhet të rrisë, të shkollojë, të kujdeset për shëndetin e fëmijëve. Ka raste kur burri tepër xheloz e kontrollon gruan, megjithëse ndodhet në emigrim. Do të dijë ku shkoi, kë takoi.

Për shkak të emigrimit burri është i pranishëm financiarisht, por jo fizikisht dhe emocionalisht. E gjendur nën këtë presion dhe mungesë, gruaja përjeton ankth, depresion, stres, apo tension. Gratë vijnë të kërkojnë ndihmë tek psikologët, madje janë burrat që i nxisin që nga emigracioni, sapo ato iu tregojnë shqëtësimin. Iu thonë të kërkojnë ndihmë, dhe se do punojnë më shumë, vetëm që të paguajnë terapinë. Por jo të gjithë e kuptojnë, që atë boshllëk që lë bashkëshorti në shtëpi, nuk e plotëson kush.

Një rast konkret është ai i një zonje, që ka tre fëmijë dhe burrin në emigrim. Ai i kishte mësuar makinën bashkëshortes. Por vjehrrit nuk e lejonin të shkonte nga fshati 20 minuta larg për në qytet që të punonte. Si mund të durojë një grua në këto kushte, nga një anë tre fëmijët, me gjithë nevojat e tyre, burri që mungon në shtëpi dhe vjehrrit që komandojnë. Ajo e këshilluar me bashkëshortin u drejtua te ne dhe po trajtohet për depresion”, shprehet psikologia Valbona Tresaka.


Top Channel