Presidenti dekretoi ligjin për komisionet hetimore, Bardhi: Akt i turpshëm, sot humbi mundësinë të jetë garant i Kushtetutës

0
42

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e konsideron të turpshëm dekretimin e ligjit për komisionet hetimore nga presidenti Bajram Begaj.

Bardhi: Akt i turpshëm i presidentit, i cili jo vetëm vendosi të miratojë dhe të shpallë me ligj antikushtetuese, i bëj thirrje të ngrihet në lartësi, i dha fund shansit që i kishim dhënë presidentit që ta përmbushte këtë mision.

Nëse lexoni njoftimin e Presidentit do të gjeni parimin që presidenti ka mbi zbatimin e kushtetutës. Shpallja e ligjit sot është bërë në parimin që nëse Rama do të jepte dakordësinë për ta rishikuar, presidenti do gjente argumente kushtetues për ta kthyer ligjin. Ka qenë mazhoranca ajo, që nuk ka patur asnjë reflektim, por në të kundër ka shtuar masat arrogante ndaj opozitës. Prandaj dhe Begaj pas sjelljes së tij të hënën, unë e kam njoftuar kabinetin e Presidentit, mbi atë që do të bënim në seancë dhe ishte zgjedhja e tij që të keqpërdorej nga Rama. Sot Presidenti humbi mundësinë të jetë mbi palët dhe të jetë garant i kushtetutës. Pra nëse ne bie dakord me mazhorancën presidenti e kthen ligjin për rishqyrtim. Në fakt detyra është ta kthejë kur konstaton problematika dhe vetë presidenti ka konstatuar problematika.


Top Channel