SHPËRNDAJE

Përdorimi i internetit dhe teknologjisë sot është një nga trendet e përhapura në gjithë botën. Në shumë vende të botës mbetet përdorimi i tepërt dhe i pakontrolluar i internetit nga ana e fëmijëve.

Fëmijët gjatë përdorimit të internetit kanë takime me njerëz të panjohur, shohin skena , kanë ngacmime të ndryshme, që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor.

Dhuna përmes internetit është  në raste të caktuara më e rëndë sesa dhuna emocionale dhe psikologjike që e marrin fëmijët. Si rezultat i kësaj, fëmijët në të ardhmen kanë pasoja, si psikologjike ashtu edhe emocionale si dhe integrimi i tyre në shoqëri është shumë i vështirë si rezultat i talljeve publike.