SHPËRNDAJE

FIFA ka publikuar vendimin për Xherdan Shaqirin, Grnit Xhakën dhe Stephan Lichststeiner që bën shqiponjën gjatë ndeshjes më Serbinë
Duke u bazuar në kodin 57 të Statusit të FIFA, Xhaka, Shaqiri dhe Lichststeiner janë dënuar më 25 000 franga zvicerane për sjellje josportive.

Tre lojtarët e Zvicrës, dy shqiptarë dhe një zviceran, kishin bërë shqiponjën kur Shaqiri kishte shënuar golin e fitores kundër Serbisë në minutën e 90’të.

Federata e Futbollit të Serbisë kishte kërkuar nga FIFA që tre lojtarët që përfaqësojnë Zvicrën të suspendon por FIFA nuk e ka marrë këtë vendim

Në bazë të mediave zvicerane tre lojtarët mund të paraqiten në ndeshjen e radhës dhe do të dënohen vetëm më para.

Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner marrin gjoba prej 10,000, 10,000 dhe 5,000 franga, respektivisht, për shkeljen e nenit 57 të Kodit Disiplinor të FIFA-s, ka shkruar organi qeverisës i futbollit botëror në një deklaratë.

FIFA ka komentuar se tre lojtarët ishin nën hetime për shkak se bënë simbolin e Shqiponjës në ndeshjen kundër Serbisë të cilën Zvicra e fitojë më rezultat 2-1.