FOTO/ Mina me telekomandë dhe eksploziv C4! Kush janë vëllezërit Shabaj, të dyshuar për lidhje me një grup kriminal në Shkodër

0
33

Top Channel ka mundur të sigurojë fotot e vëllezërve Jesar dhe Jaser Shabaj, një i arrestuar dhe tjetri në kërkim, pasi u kapën me mina dhe eksploziv C4 të cilat dyshohet se do t’i përdornin në ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se dy të rinjtë nuk kanë precedentë të mëparshëm kriminal por policia ka dyshime se ata kanë lidhje me një grupi kriminal në Shkodër për interes të të cilëve kryenin këtë veprimtari kriminale.

Vëllezrit i montonin vetë minat bashkonin eksplozivët me celularët. Në Tiranë ata zotëronin 3 banesa, dy në Don Bosko dhe një në Liqenin e thatë. Ne të tre banesat kishin materiale për kijimin e minave.


Top Channel