U kap me dy pistoleta në makinë dhe banesë, arrestohet një 30-vjeçar në Fier

0
40

Një 30-vjeçar është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje në Fier.

30-vjeçari V.Gj u kap duke drejtuar automjetin gjatë natës në fshatin Cakran, ku gjatë kontrollit të kryer në makinë dhe në shtëpinë e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës dy armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.


Top Channel