SHPËRNDAJE

Kartat SD do të mbajnë së shpejti një kapacitet prej 128 terabyte dhe do të lejojnë një transferim të dhënash deri në 985 megabyte për sekondë.

Aktualisht, këto karta mbajnë deri në 2 TB. Në vitin 2016, SanDisk zbuloi një prototip karte prej 1 TB, që do e bënte më të madhen në botë, por ende nuk ka dalë në treg.

Atëherë SanDisk tha se rritja e kapacitetit është e nevojshme për të mbajtur video 4K.

Karta e re SD do të quhet SD Express. Nuk dihet ende se sa do t’i duhet prodhuesve që të nxjerrin në treg një kartë të tillë.