SHPËRNDAJE

Kampionia e madhe e Kosovës në xhudo, ka dhënë një intervistë për të përditshmen katalane “L’Esportiu”, ku ka folur për karrierën dhe arritjet e saj të deritashme.

Por, ajo ka përmendur edhe çështjet politike që i kanë shkaktuar pengesa në rrugëtimin e saj drejt suksesit.

“Garoj me flamurin tim, e dëgjoj himnin, më bën të ndihem mirë. Jam e bindur se njerëzit në Spanjë janë pozitiv, mbështesin kauzat si e jona dhe mbështesin popullin tonë. Të gjithë jemi njerëz, solidariteti është mbi politikën. Andaj, mendoj se së shpejti Kosova do të fitojë edhe njohjen nga Spanja”, theksoi Majlinda.