SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sot në takim një vajzë shumë të bukur.

Lladrovci ka pritur pikërisht, Rreze Dautaj e cila ditë më parë u zgjodh vajza e cila do të përfaqësojë Kosovën në Miss World.

Rreza Dautaj është nga Drenasi dhe me këtë rast Lladrovci ka thënë se pritet që ajo të përfaqësojë denjësisht bukurinë shqiptare në Kinë.

Ai gjithashtu i ka ndarë edhe një mirënjohje vajzës në fjalë.

Sot, me kënaqësi kam pritur në takim, fituesen e garës në Kosovë për Miss World, Rreze Dautaj, vajza jonë nga komuna e Drenasit, e cila përfaqëson tërë bukurinë magjike të vajzave tona.

Presim që në Kinë, Rrezja të përfaqësoj sa më denjësisht bukurinë, në mesin e bukurosheve të botës. Edhe pse Rrezja me prindërit shqiptar, është e rritur në Suedi, kurrë nuk e harroi Kosovën dhe është krenare se është shqiptare nga Drenica.

Në emër të qytetarëve të Drenasit, ia dhashë mirënjohjen e cila shpreh respektin tonë për të, prezantimin e saj kudo që punon dhe angazhohet si vajzë krenare e Drenicës.

Krenar me Ty Rreze. Suksese!