SHPËRNDAJE

Ndërtesa që i takonte fillimit të shekullit XX, e ndërtuar me teknikë tradicionale të ndërtimit në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, është rrënuar në tërësi.

Sipas organiztës jo qeveritare, Ec Ma Ndryshe, kjo ndërtesë është rrënuar me leje të Komunës së Prizrenit, gjegjësisht Drejtoratit për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor (DUPH), edhe pse për rastin në fjalë Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren, si institucion kompetent i trashëgimisë, nuk ka dhënë pëlqim për një veprim të tillë.

EC Ma Ndryshe, vendimin e DUPH-së për rrënimin e ndërtesës në fjalë e konsideron si vendim jo të drejtë dhe kontradiktor.