Po shkëlqen me Tottenhamin këtë sezon, Guardiola e bën objektiv kryesor për vitin 2024 – Telegrafi

0
33

Manchester City mund të bëjë një lëvizje të guximshme transferimi në vitin 2024 për të ri-nënshkruar me mbrojtësin e Tottenham Hotspur, Pedro Porro.

Reprezentuesi spanjoll është zhvilluar në një lojtar kyç për Spurs që nga fillimi i sezonit pas ardhjes së trajnerit të ri Ange Postecoglu, duke zhvilluar 20 ndeshje dhe duke dhuruar 8 asistime.

Porro ka blinduar pozicionin e mbrojtësit të djathtë në ekipin e Postecoglu dhe ai tash shihet si pjesë e garës për t’u përfshirë në skuadrën e Spanjës për Euro 2024 këtë verë.

Megjithatë, forma e tij mbresëlënëse në klubin londinez po tërheq gjithashtu interesin e transferimeve, me trajnerin e Cityt, Pep Guardiola që përflitet se po e konsideron 24-vjeçarin si një zëvendësues afatgjatë të Kyle Walker.

Mbrojtësi veteran, Walker është nën kontratë në Etihad Stadium deri në vitin 2026, por ai mbush 34 vjeç në muajin maj dhe Guardiola po shikon nga e ardhmja.

Sipas përditësimit të fundit nga Football Insider, Guardiola po konsideron një tërheqje për të rikthyer Porron në City, pavarësisht se nuk u paraqit për Cityn gjatë tre viteve në Mançester, nga 2019 në 2022.

Pas bashkimit nga Girona, Porro përfundimisht u shit te Sporting Lisbona për një çmim rreth 9 milionë euro, por Guardiola ka marrë parasysh përparimin e tij që atëherë. /Telegrafi/