Buci pas eliminimit të papritur: Santiana meriton fitoren – Telegrafi

0
32

Mbrëmja e së premtes solli një kthesë të papritur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2, me eliminimin e Bucit.

Ai ishte një nga konkurrentët që deri tani ishte konsideruar si një nga personazhet më të fortë në lojë.

Pas një nominimi të tensionuar mes Santianës dhe Blerandos, ndodhi e papritura: Buci u eliminua.

Foto: Big Brother Vip Kosova/YouTube

Në momentet pas daljes nga shtëpia, Buci u ftua në studio ku prezantuesi Alaudini e pyeti për parashikimin e tij rreth fituesit të mundshëm të Big Brother.

Pa asnjë hezitim, edhe pse i mbërthyer nga emocionet e eliminimit, Buci deklaroi: “Unë menoj që Santi e meriton fitoren.”

Kjo përgjigje erdhi si një habi për të gjithë, pasi Buci dhe Santi kishin pasur një aleancë të fortë gjatë gjithë lojës, që deri në javët e fundit dukej e palëkundur.

Raportet e tyre kishin filluar të prishen së fundmi, duke pasur shumë debate e përçarje. /Telegrafi/