SHPËRNDAJE

Aktori Neritan Liçaj ka folur sot pas votimit rreth mesnatës nga ana e deputetëve të maxhorancës, të projektligjit për Teatrin Kombëtar, ku nënkuptohet shembja e godinës aktuale. Liçaj tha se, kjo që ndodhi ishte një diktaturë votash, ndërsa sipas tij aktorët ndihen të tradhtuar nga ana e deputetëve.

Aktori tha se artistë do të ndjekin të gjitha hapat ligjore, për të ndalur shembjen e teatrit. Ndërkohë lidhur me mbështetjen e qytetarëve Liçaj tha se ajo ishte më se e mjaftueshme.

“Po përplasemi me një arrogancë nga ana e qeverisë, do të vazhdojmë protestat kundër kësaj sjellje dhe kësaj diktature votash. Tani fillon protesta jonë, pasi ne nuk mund të tolerojmë një arrogancë të tillë, megjithë respektin që kam për qeverinë dhe mazhorancën kjo është e papranueshme”- ka deklaruar Liçaj.