SHPËRNDAJE

Nabil Fekir duket se ka vendosur të vazhdojë të qëndrojë në Lyon.
Presidenti i klubit të Lyonit, Jean-Michel Aulas, ka shprehur besimin e tij se Nabil Fekir do të qëndrojë në klub edhe sezonin e ardhshëm pasi i dështoi transferimi në Liverpool javë më parë.

“Mendoj se Nabil do të jetë në OL edhe sezonin e ardhshëm”, ka thënë Aulas për RMC Sport.

“Unë kam marrëdhënie si atë e bir me lojtarët e mi, dhe i dhashë atij rast të shkonte në Liverpool sepse ishte ëndrra e tij”, shtoi ai.