SHPËRNDAJE

Kalimi i Cristiano Ronaldos në Juventus po bëhet realitet, dhe kjo dëshmohet edhe nga gatishmëria e portugezit për të ditur më shumë rreth futbollit italian.
Ronaldo ka vendosur të marrë këshilla nga njëri prej admiruesve më të mëdhenj të tij, Carlo Ancelotti.

Ronaldo i përjetoi dy sezone madhështore nën urdhrat e trajnerit italian në Madrid, duke e fituar Ligën e Kampionëve. Ancelotti nuk ka përtuar t’ia largojë dyshimet dhe t’i japë këshilla rreth lojës dhe futbollit në Serie A.

Gazeta italiane Correire dello Sport raporton se trajneri i Napolit e ka siguruar portugezin se Massimiliano Allegri është trajneri ideal për të, duke e inkurajuar kështu Ronaldon ta lërë Real Madridin dhe t’i Bashkohet Juventusit.