SHPËRNDAJE

Klubi kinez Guangzhou Evergrande edhe zyrtarisht e ka transferuar mesfushorin e Barcelonës, Paulinhon.
Klubi kinez njofton në uebsajtin e vet zyrtar se Paulinho është rikthyer në klub pas vetëm një viti qëndrimi në Barcelonë.

Paulinho ishte pjesë e Evergrande për dy vite, nga viti 2015 deri më 2017, periudhë gjatë të cilës luajti i luajti 84 ndeshje dhe shënoi 22 gola dhe 5 asiste, para se të transferohej në Barçë.

Por, pas një sezoni në “Camp Nou”, braziliani është kthyer në Superligën kineze.

Paulinho ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Guangzhou Evergrande.