SHPËRNDAJE

Dërgimi i oficerëve ushtarakë të Malit të Zi në Kosovë nuk është një akt miqësor, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se gjatë vizitës së kryeministrit malazez Dushko Markoviq në Beograd i ka thënë se Mali i Zi e kupton se sa çështje e dhimbshme dhe e vështirë është Kosova për Serbinë dhe se do ta trajtojë atë me kujdes të veçantë, duke marrë parasysh interesat e Serbisë.

“Ata nuk na pyetën. Ata janë një shtet sovran, munden, por e dinë se çfarë është qëndrimi ynë është në raport me Kosovën. Fakti që ata po bëjnë diçka kaq domethënëse një, dy ose tre nuk i shërben asgjëje, përveç se ata përmbushin detyrën që kanë marrë nga NATO-ja”, tha Vuçiq.