Zhgnjëeu me paraqitjen e tij ndaj Atletico Madrid, Ancelotti ka vetëm një fjalë për Vini Jr: Vetëm dua ta falënderoj – Telegrafi

0
39

Real Madridi është eliminuar nga Copa del Rey pasi u mposht nga rivali lokal Atletico Madrid 4-2 pas vazhdimeve.

Ka qenë një ndeshje spektakolare në Wanda Metropolitano, ku vendasit fituan pas 120 minutave lojë.

Në këtë sfidë ai që zhgënjeu më shumë ishte sulmuesi brazilian Vinicius Junior dhe Carlo Ancelotti është pyetur nëse ka folur me brazilianin pas asaj paraqitje zhgënjyese.

“Hera e fundit që folëm një për një me Vinicius Junior ishte të martën, pas Superkupës në të cilën ai shënoi një hat-trick”, ka thënë Carlo Ancelotti për mediat.

“E falënderova për hat-trickun dhe dua ta falënderoj për atë që po përpiqet të bëjë. Tashmë po i them gjërat që duhet të përmirësojë”, shtoi ai.

Pas paraqitjes së tij heroike kundër Barcelonës në finalen e Superkupës, Vinicius u kthye në atë që është këtë sezon.

Kundër Atletico Madridit, ai debatonte shpesh me zyrtarët dhe ankohej për disa vendime, duke shfaqur cilësitë e tij më të këqija si lojtar.

Ancelotti ishte gjithashtu i pakënaqur me qëndrimin e brazilianit në disa episode të përballjes së fundit të Copa del Rey. /Telegrafi/