SHPËRNDAJE

Një studim i madh që shtrihet gjatë një periudhe 4-vjeçare sfidon besimet popullore, pasi që nuk ka gjetur asnjë dëshmi se përdorimi i kanabisit përmirëson simptomat e dhimbjes kronike. Në vend që t’i përmirësojë ato, kanabisi mund të përkeqësojë simptomat e dhimbjes kronike, sugjeron studimi i ri.

Për shkak të efekteve anësore të opioideve dhe natyrës shumë problematike, hulumtuesit dhe pacientët tani po kthehen në marihuanë mjekësore ose kanabis, si një alternativë potencialisht më e sigurt.Në veçanti, menaxhimi i dhimbjes kronike që nuk lidhet me kancerin është arsyeja më e shpeshtë për përdorimin mjekësor të marihuanës, të paktën në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, në mesin e atyre opioideve të përshkruara për menaxhimin e dhimbjeve kronike, shpresa është se kanabisi do t’i ndihmonte ata që të reduktonin barnat me recetë. Megjithatë, dëshmitë klinike në mbështetje të përfitimeve të kanabisit për menaxhimin e dhimbjes kronike, jo asaj të kanceri, kanë qenë të pakta ose të diskutueshme. Ekziston mungesa e studimeve klinike afatgjata dhe të studimeve të testimit nëse përdorimi i kanabisit redukton nevojën për opioidet.