SHPËRNDAJE

Thuhet se Twitter po rrit luftën kundër llogarive të rreme duke pezulluar më shumë se 1 milion llogari në ditë në muajt e fundit.

Kompania gjithashtu tha se numri mesatar i raporteve të spam që ka marrë ra nga 25,000 në ditë në muajin Mars në rreth 17,000 në ditë në muajin Maj.

Mbrojtjet e reja “na kanë ndihmuar tashmë të parandalojmë më shumë se 50,000 reklama spam në ditë,” thuhet në  postim. Heqja e llogarive në këtë shkallë mund të çojë në një rënie të numrit të përdoruesve aktivë mujorë në tremujorin e dytë.

Përpjekjet e Twitter për të luftuar abuzimet vjen ndërsa kompania përballet me zbulimet që llogaritë e mediave sociale të lidhura me rusët mund të kenë ndikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të SHBA në 2016.