SHPËRNDAJE

Pesë anëtarë të familjes Sadikaj, nga fshati Sopi i Suharekës, humbën jetën dje në një aksident trafiku.

Bashkëshorti me gruan, nënën dhe dy fëmijë mbetën të vdekur, pasi vetura me të cilën udhëtonin u ndesh me një autobus.

Ky lajm ka tronditur opioninin, andaj është bërë thirrje që shoferët të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.

Reperi Gold AG përmes rrjeteve sociale ka shprehur ngushëllime për pesë anëtarët e familjes nga Suhareka që ndërruan jetë dje.

“Allahu i mëshiroftë familjen që ndërroi jetë sot në aksidentin rrugor, ngushllime familjarëve të viktimave”, ka shkruar ai.