SHPËRNDAJE

Sekretari i Jashtëm britanik Boris Johnson njoftoi sot se Britania e Madhe do të investojë 10 milionë funta për të ndihmuar në ndërtimin e shkathtësive digjitale dhe rritjen e mundësive të punësimit për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor, transmeton presheva.com

Sipas një deklarate të botuar në kohën kur Samiti i Ballkanit Perëndimor po mbahet në Londër në kuadër të Procesit të Berlinit, Johnson do të njoftojë gjithashtu se Londra zyrtare do të investojë edhe një milion funta për trajtimin e çështjeve të trashëgimisë nga e kaluara, përfshirë identifikimin e viktimave të luftërave në vitet 1990.