Sulm me raketa ndaj bazës amerikane në Irak – Telegrafi

0
35

Një sulm me raketa të shumta kanë shënjestruar forcat amerikane në bazën ajrore Al-Asad në Irak, raportoi agjencia e lajmeve Reuters duke cituar tre burime.

Sulmuesit shkrepën raketa të shumta ndaj forcave amerikane, thanë për Reuters dy burime sigurie dhe një burim qeveritar.

Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura lidhur me këto sulme.

Megjithatë, disa pamje të cilat u përhapën në rrjetet sociale duket se tregojnë momentin kur ndodhën një seri prej sulmeve.

Sipas mbishkrimit të paktën 20 raketa janë shkrepur nga një grup proxy iranian në drejtim të bazës ushtarake. /Telegrafi/