SHPËRNDAJE

E shtuna dhe e diela e fillimit korrikut, e gjeti këtë shoqëri në festën e njohur të kantonit Valis, Festë të Kostumeve, siç e quajnë banorët e kësaj ane dhe marin pjesë personalite të ndryshme zvicerane që zgjat për dy ditë me radhë. Me vite e vite, kjo shoqëri mer ftesë nga të parët e kantonit për të prezentuar kombin tonë. Në këtë festë, kanë marrë pjesë gjithsej 90 shoqëri kulturo artistike dhe secili ka prezentuar kostumet e kombit të tyre dhe kulturën e tyre.

Qendra e Fully, i gjasonte një festivali të madh, ku shihje flamuj të ndryshëm të kombësive të ndryshme që jetojnë e veprojnë në Zvicër. Sipas z.Neziri, në këtë festë kanë marrë pjesë gjithsej 90 shoqëri kulturo artistike dhe secili ka prezentuar kostumet e kombit të tyre dhe kulturën në përgjithësi.Siç dihet, sivjet, pati rastin dhe nderin, që kjo festë të zhvillohet në Fully, aty ku është edhe selia e SHH “Medvegja”. Sipas rregullave, kjo festë për çdo vit mbahet në ndoj qytet apo qytetzë të këtij kantoni. Ishin të pranishëm, kryetar komunash, personalitete të ndryshme zvicerane si dhe kryeshefi i policisë për këtë kanton, si dhe deputetë e këshilltarë kantonal.

Zenel Neziri, kryetari i Shoqatës Humanitare “Medvegja, i cili edhe siç e përmenda më lart, ai ishte veshur me veshje kombëtare, vetëm e vetëm, për ti përkrahur djemtë dhe vashat e SHKA “Medvegja”, që të dalin si është më së miri. Ai me shumë emocione, mbante flamurin tonë kombëtar. Përveç flamurit tonë kombëtar, shoqëria mbante edhe flamurin mikë të kombit tonë, të Zvicrës, sa që kryetarit të Fully dhe miqëve zviceran i linte përshtypje të madhe, sepse ishte e vetmja shoqëri, që e mbante flamurin tonë kombëtar dhe ate të Zvicrës. Kjo tregon, se kjo shoqëri, i është falënderues me shpirt Zvicrës, por në anën tjetër, edhe zviceranët, duke filluar nga më i madhi e deri tek më i vogli i këtij kantoni, marin pjesë nëpër festat që i organizon kjo shoqatë, me vite e vite të tëra dhe është një emblem e prezentimit të kombit tonë, kudo që ftohet dhe prezentohet. [FOTO]