SHPËRNDAJE

Një shqiptar ka plagosur një rumun në Gjermani duke shkaktuar një sherr masiv në një lokal në Isarvorstadt (Mynih).

Sipas mediave vendase gjithcka ka nisur si një sherr mes dy grupeve brenda një restoranti.

Në një moment, 22-vjeçari shqiptar (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur), qëlloi me një shishe të thyer një rumun 19 vjeç.

Ku i fundit u transportua në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I riu shqiptar është arrestuar nën akuzën e tentativës për vrasje.