Peja fiton derbin në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit – Telegrafi

0
33

Peja ka fituar derbin e javës së 18-të të Prince Caffe Superligës, duke mundur Golden Eagle Yllin në Therandë 72:77 (29:17, 13:27, 21:15, 9:18).

Ylli e nisi ndeshjen për mrekulli me një epërsi prej dhjetë pikësh, 11:1, duke e ngritur më pas në 29:11, derisa çereku i parë përfundon 29:17, ku gjashtë pikë në fund nga pejanët ngushtuan epërsinë e lartë të krijuar në dhjetë minutat e parë.

Kampionët e Kosovës vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, ku me një seri të jashtëzakonshme bëjnë përmbysjen në 37:42, derisa pjesa e parë përfundon 42:44.

Vendasit e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku rikthyen epërsinë në të mirë të tyre, 50:46. Kjo pjesë ishte shumë interesante, me rikthime, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 63:59.

Lojë interesante u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, ku tre minuta nga fundi, Ylli po fitonte 71:69, por seria vendimtare e kampionëve të Kosovës bëri që të kalojnë në epërsi 71:77 dhe të fitojnë në fund 72:77.

Më i miri te Ylli ishte Jan Palokaj me 22 pikë e tetë kërcime, ndërsa te Peja, Justin Davis me 22 pikë e shtatë kërcime.

Golden Eagle Ylli numëron dhjetë fitore e tetë humbje, kurse Peja 13 fitore e pesë humbje./Telegrafi/