SHPËRNDAJE

Rrjeti evropian i operatorëve të sistemit të transmisionit për energjinë elektrike (ENTSO-E) tha se një mosmarrëveshje komplekse politike midis Kosovës dhe Serbisë, përsëri ka ndikuar në rrjetin elektrik evropian, duke ngadalësuar orët digjitale të Evropës të lidhur me rrjetin elektrik.

Sistemi Evropian i Energjisë Kontinentale, i cili përfshin 25 vende, është një zonë e sinkronizuar dhe e ndërlidhur, me një frekuencë mesatare prej 50 Hz. Çdo devijim në frekuencë ka një ndikim në orët digjitale të lidhura me rrjetin, të cilat drejtohen nga frekuenca e sistemit energjetik, duke ndikuar në veçanti te radiot e orës dhe furrat. Një ndryshim i frekuencës shkakton vonesa. Kjo është ajo që ndodhi në mars, kur një mungesë e energjisë në Kosovë nuk u kompensua nga operatori i rrjetit serb, duke vonuar orët në Evropë për gjashtë minuta, raporton Nuova Europa.

‘ENTSO-E’ tha se çështja u shfaq përsëri më 6 korrik, por që një “program kompensimi” u “fillua automatikisht” kur devijimi i kohës së rrjetit tejkalon 60 sekonda.

Megjithatë, “shkaku i devijimeve të frekuencës, një mosmarrëveshje politike midis autoriteteve serbe dhe asaj kosovare mbi energjinë elektrike, nuk është zgjidhur, pavarësisht nga përpjekjet e vazhdueshme nga BE të mbështetura nga ENTSO-E”, tha ‘ENTSO-E’ duke shtuar se “sanksionet”, në veçanti kundër Serbisë, janë të mundshme nëse nuk gjendet një zgjidhje afatgjatë, transmeton RTKlive.

Claire Camus, një zëdhënëse e ‘ENTSO-E’ shpjegoi se problemi filloi në Kosovë, ku operatori lokal i sistemit të transmisionit (OST) tërhoqi shumë energji elektrike nga sistemi i ndërlidhur kontinental evropian, sesa ato që injektonin. “’TSO EMS’ e Serbisë është përgjegjëse për balancimin “në zonën e “Serbisë, duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi”, por nuk e ka bërë këtë.

Çështja rrjedh nga një mosmarrëveshje komplekse midis Serbisë dhe Kosovës. “Bëhet fjalë për popullsinë serbe në Kosovë që nuk i paguan faturat autoriteteve të Kosovës dhe rregullatori i Kosovës që në fillim të këtij viti përfundon një mekanizëm solidarizmi me të cilin pjesa tjetër e popullsisë së Kosovës po paguante për konsumimin e pakicës serbe. ‘OST’ e Kosovës informoi se prandaj ata nuk ishin në gjendje të blejnë energji elektrike të mjaftueshme për të mbuluar energjinë elektrike të pakicës serbe dhe për këtë arsye po merrnin më shumë ‘MW’ në sistemin e ndërlidhur evropian kontinental, se sa po injektonin”, shpjegoi Camus. Çështja mund të zgjidhet duke lejuar ‘OST’ të Kosovës të lidhë Sistemin Kontinental Evropian, por mosmarrëveshjet politike midis Beogradit dhe Prishtinës po vonojnë një marrëveshje.