Dy helikopterë britanikë spektakël në qiejt e Tiranës! Mbrojtja: Eventi, dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

0
48

Dy helikopterë britanik do të dhurojnë mëngjesin e së dielës spektakël, duke fluturuar mbi Sheshin Skënderbej në kuadër të një eventi të përbashkët mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe ambasadës Britanike në Tiranë.

Lajmi është konfirmuar nga Mbrojtja, ndërsa theksohet se në event do të jetë prezent edhe ambasadori britanik Alastair King-Smith, si dhe përfaqësues nga Bashkia e Tiranës dhe të Forcave tona të Armatosura.

“Si dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha fushat, por sidomos në atë të mbrojtjes, ditën e nesërme, e diel ora 10:00-10:30, dy helikopterë britanikë do të fluturojnë mbi Sheshin Skënderbej.

Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë përfaqësues të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadori britanik në vendin tonë z.Alastair King-Smith, përfaqësues nga Bashkia e Tiranës si dhe përfaqësues të lartë të Forcave tona të Armatosura”- njofton Mbrojtja.


Top Channel