SHPËRNDAJE

Përdorimi i rripit të sigurisë zvogëlon rrezikun e dëmtimit të mëlçisë te njerëzit me më shumë se 20 për qind, tregon një hulumtim i këtij viti.

Ndër personat e përfshirë në aksidente në rrugë, ata që përdorin rripat e sigurisë kanë 21 për qind më pak të ngjarë të vuajnë dëmtime të rënda të mëlçisë, që rritet deri në 26 për qind kur kombinohet me jastëkët e ajrit.

Mëlçia është një nga organet më të lënduara gjatë përplasjeve në rrugë, me dëmtime të rënda duke vrarë rreth 15 për qind të të sëmurëve, thuhet në hulumtim.

Autori i hulumtimit, Audrey Renson nga spitali Langone Brooklyn, tha se përdorimi i rripit të sigurisë është i lidhur me vdekshmërinë më të ulët në një aksident makine.

“Ndonëse disa mund të marrin në konsideratë këtë kuptim të mirë, ka ende disa polemika se mbajtja e rripave të sigurisë janë të dëmshme dhe se të kesh një jastëk ajri nënkupton se nuk ki nevojë të vësh një rrip sigurie”, tha ai.

Studiuesit besojnë se gjetjet e tyre e përforcojnë rëndësinë e rripave të sigurisë. Dr Eileen Metzger Bulger, kryetare e Kolegjit Amerikan të Kirurgjisë për Traumë, e cila nuk ishte përfshirë në studim, thotë se mëlçia dhe shpretka janë organet më të plagosura pas aksidenteve në rrugë.

“Të dyja mund të shkaktojnë gjakderdhje të rëndë, por shpretka mund të hiqet nëse është e nevojshme gjatë operacionit, gjë që kontrollon gjakderdhjen. Mëlçia, megjithatë, është kritike për jetën dhe nuk mund të hiqet”, tha ajo.