SHPËRNDAJE

Vozitësit që vozitin fëmijët e tyre në veturë pa karrigë, sipas ligjit të ri paguajnë 120.000 dinarë, 4 fish më shumë se që ka qenë deri tani.

Deri tani, sipas ligjit ka qenë e obliguar që fëmijët deri në moshën 4 vjet të kenë karrigë për veturë, mirëpo, me ndryshim ligjin, fëmijët duhet të posedojnë karrigë speciale deri sa të mos e kalojnë gjatësinë trupore 135 centimetra. Fëmijët me moshë mbi 4 vjet duhet të përdorin të ashtuquajturat karrike speciale “bustera”.

Andaj kujdes, përdorni karriget në veturat tuaja për të mos paguar denime marramendëse bile kjo kundërvajtje parashef edhe denim me burg./presheva.com/